Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

U plagos avokati, shtyhet seanca për ish-policin që vrau Klodian Rashën

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 13:50 | Kronikë
U plagos avokati, shtyhet seanca për ish-policin që vrau Klodian

Gjykata e Tiranës shtyu për në 1 korrik seancën ndaj Nevaldo Hajdarajt, ish-policit të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatit, Adriatik Cama, i cili u plagos në ngjarjen e dy javëve më parë pranë gjykatës së kryeqytetit, ku u vra Kudret Saliaj.

Në seancën e sotme pritej të dëgjoheshin konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes. Më herët, prokuroria kërkoi deklarimin e fajshëm të Hajdarajt dhe dënimin e tij me 13 vjet e 4 muaj burg.

https://a2news.com/2021/06/05/publikohen-pamjet-pak-caste-pas-ekzekutimit-te-kudret-saliajt-nga-ish-vjehrri/
https://a2news.com/2021/06/03/vrau-klodian-rashen-prokuroria-jep-pretencen-per-ish-efektivin-nevaldo-hajdaraj/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli