Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Anglezi i fundit që i ka shënuar Skocisë në Europian: Bëra golin më të bukur në Wembley për 100 vjet

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 11:08 | Futboll

Paul Gascoigne është përpjekur t’i japë zemër lojtarëve të Anglisë, para ndeshjes së sotme kundër Skocisë në fazën e grupeve të Euro 2020. Mesfushori anglez është autor i një goli vërtet spektakolar, të shënuar në përballjen e fundit mes dy skuadrave në Kampionatin Europian të vitit 1996.

54-vjeçari thotë se këtë herë, ndryshe nga ai turne, Anglia mund të shkojë deri në finale dhe të fitojë. “Unë kam shënuar golin më të bukur që do të shënohet në Wembley për 100 vite. Por këtë herë kemi lojtarë të shkëlqyer, të fuqishëm, do të jetë shumë e vështirë të na mundësh në Wembley”.

Ish-lojtari i Newcastle, Tottenham, Lazio dhe Glasgow Rangers, lavdëroi edhe trajnerin Southgate, me të cilin ka luajtur në Euro ’96, ku Anglia u eliminua me penallti në gjysmëfinale nga Gjermania. “Unë nuk e humba penalltinë time, ndërsa Gareth po. Por unë më pas përfundova në rehabilitim, ndërsa ai sot është trajner i Anglisë, me një prej skuadrave më të suksesshme prej disa dekadash”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë