Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Këshilli Europian përfshin Shqipërinë në listën e shteteve që mund të lëvizin lirshëm brenda vendeve të unionit

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 11:43 | Aktualitet
Këshilli Europian përfshin Shqipërinë në listën e

Këshilli Europian ka përfshirë Shqipërinë në listën e shteteve të cilat u janë hequr kufizimet për të kryer udhëtime jo bazike drejt vendeve të unionit.

Lista do të rishihet pas dy javësh, thotë KE, që rekomandon vendet anëtare të heqin gradualisht kufizimet ndaj këtyre shteteve.

Përveç Shqipërisë, në këtë listë përfshihen Serbia, Maqedonia e Veriut, Australia, Japonia, Libani, Izraeli, Ruanda, Koreja e jugut, Singapori, Tajlanda, Shtetet e Bashkuara, si dhe për Hong-Kongun dhe Makaun.

Në listë gjithashtu janë futur edhe shtetet e zonës Shengen që nuk janë pjesë e unionit, si Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, si dhe banorët e Andorrës, Monakosë, San Marinos dhe Vatikanit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu