Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tallet me Putin, opozitari Navalny “bëhet i gjallë” nga burgu

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 13:29 | Aktualitet
Tallet me Putin, opozitari Navalny “bëhet i gjallë” nga

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, “bëhet i gjallë” nga burgu dhe komenton për herë të parë samitin SHBA-Rusi.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, të kryer nga avokatët e tij, 44-vjeçari është tallur me deklaratat e presidentit, Vladimir Putin, pas takimit me homologun amerikan, Joe Biden.

“Putin djersitet dhe ka dhimbje koke të tmerrshme nëse nuk gënjen dikë për këto çështje: pagat në Rusi po rriten, s’ka vaksinim të detyrueshëm dhe se Navalni u dërgua jashtë për trajtim në gjendje koshiente”, shkruhet në postimin e opozitarit.

Kjo vjen si kundërpërgjigje ndaj shefit të Kremlinit, i cili në Gjenevë tha se Navalni u kthye me dëshirë në Rusi dhe se e dinte çfarë e priste pasi kërkohej nga drejtësia. Opozitari ndodhet në burg prej muajsh dhe pretendon se akuzat kundër tij janë të pabaza dhe vetëm politike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli