Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Greqia nuk ndryshon edhe pas rekomandimeve të BE, deri më 28 qershor nuk do të lejohet futja e shqiptarëve

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 09:55 | Aktualitet
Greqia nuk ndryshon edhe pas rekomandimeve të BE, deri më 28 qershor

Një ditë më parë, Ministria e Jashtme njoftoi se nga kjo e shtunë, të gjithë personat nga Shqipëria do të mund të kalojnë për në territorin grek, pas rekomandimit të Këshillit Europian që përfshinte Shqipërinë në vendet e sigurta sa i përket koronavirusit.

Por po dje, një shkresë zyrtarë mësohet se ka mbërritur në Doganën e Kapshticës, nga pala greke, ku thuhet se nuk do të lejohen të kalojnë asnjë kategori udhëtarësh, përveç punëtorëve sezonalë, të paktën deri më datë 28 qershor.

Ndërkohë që udhëtimet nga ajri janë të hapura për gjitha kategoritë.

Në rekomandimin e BE u lihet në dorë shteteve anëtarë të vendosin rregulla të veçanta, por vendimi i Greqisë duket se nuk përputhet me realitetin e pandemisë në të dy vendet.

Vetëm një ditë më parë, Greqia raportoi 453 raste të reja me koronavirus, me një mesatare javore prej mbi 530 rastesh në ditë. Ndërkohë në Shqipëri një ditë më parë u regjistruan vetëm 3 raste të reja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë