Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Hakmarrja” e Gosens, heroit të Gjermanisë të cilit Ronaldo i refuzoi dikur edhe fanellën

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 23:05 | Futboll

Edhe pse luan rregullisht si titullar, me shumë mundësi vetëm sot mediat ndërkombëtare u njohën për herë të parë me forcën reale  të Robin Gosens, mbrojtësi me tipare sulmuese që pothuajse i vetëm shkatërroi Portugalinë e Cristiano Ronaldos në ndeshjen  e sotme.

Gjermani 26-vjeçar që luan krahas kuqeziut berat Gjimshiti në Serie A ishte heroi i ndeshjes, lojtari më i mirë edhe sipas UEFA, duke i marrë Ronaldos trofeun e “Man of the Match” që portugezi mendonte të vetin, pas golit në pjesën e parë.

“Një natë e paharrueshme Fituam m enjë ekip vërtet të fortë. A i kam kërkuar fanellën Ronaldos? Jo, nuk e kam kërkuar”, deklaroi ai pas ndeshjes.

Robin Gosens ishte protagonisti i fitores gjermane 4-2 kundër Portugalisë, ku shënoi edhe golin e fundit

Një referim jo rastësor, ky i fanellës, dhe një “hakmarrje” sportive jo e vogël për Gosens, që ka treguar pak muaj më parë një histori të pabesueshme që përfshinte pikërisht atë me CR7.

“Pas ndeshjes kundër Juventusit, që fituam, vendosa të realizoja ëndrrën time dhe të kem fanellën e Ronaldos. Iu afrova dhe e pyeta, “A mund të kem fanellën të lutem?, ai u përgjigj thjesht me një jo. U bëra i kuq nga turpi, ika dhe ndihesha shumë i vogël”, tregon Gosens në biografinë tij.  

Shokët e Atalantës në atë rast ironizuan Gosens duke i dhuruar një fanellë të Ronaldos. Por sot, ndoshta janë shokët e CR& që duhet t’i dhurojnë një fanellë të mbrojtësit të talentuar gjerman.

A2 CNN Livestream

Dita jonë