Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbi 300 milionë vaksina të shpërndara në SHBA, 900 mijë persona vaksinohen mesatarisht çdo ditë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 09:30 | Bota
Mbi 300 milionë vaksina të shpërndara në SHBA, 900 mijë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë vendi me më shumë persona të vaksinuar kundër koronavirusit, një ecuri që ka lejuar pjesën më të madhe të shteteve të lehtësojnë masat kufizuese dhe të rikthehen në normalitet.

Deri tani, 44,7% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, pasi janë shpërndarë 300 milionë doza për 148,5 milionë persona, sipas shifrave të botuara nga Qnedra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në 13 shtete janë vaksinuar plotësisht më shumë se gjysma e popullsisë, ndërsa ritmi i vaksinimit është mesatarisht 909,086 persona çdo ditë, ose 1,36 milionë doza në ditë.

Presidenti Joe Biden e vlerësoi këtë arritje, të realizuar në 150 ditë. “E bëmë këtë disa muaj më herët sesa parashikimet. Shumë njerëz nuk besonin se do të vaksinonim as 100 milionë njerëz brenda 100 ditëve të para, por ia dolëm të bënim më shumë se kaq”, tha ai.

Drejtoresha e CDC, Dr. Rochelle Walensky, tha se varianti Delta i koronavirusit, i zbuluar fillimisht në Indi, pritet të bëhet dominues në SHBA në muajt e ardhshëm. Megjithatë, ajo shtoi se vaksinat Pfizer dhe Moderna kanë rezultuar tepër efektive kundër këtij varianti

A2 CNN Livestream

Dita jonë