Parashikimi i motit, 19 qershor 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

E shtuna do të karakterizohet nga mot i kthjellët, me vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar orët e mesditës në veri dhe zonat lindore, ku priten vranësira më të shpeshta dhe ndonjë rrebesh i izoluar.

Mbrëmja përmirëson motin edhe në këto zona, duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në territor.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë me 1-2°C rritje në të dy vlerat e ditës, të cilat do të luhaten nga 12 në mbi 34°C.

Era do fryjë e lehtë në mëngjes e mbrëmje, por mesatare deri e fortë gjatë mesditës në brigjet detare jugore, ku dallgëzimi do të ngjitet në 3 ballë.