Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çështja “Çame”, Shpëtim Idrizi: Do të jem pjesë e parlamentit në shtator

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 16:54 | Politikë
Çështja “Çame”, Shpëtim Idrizi: Do të

Shpëtim Idrizi e ka vendosur qëndrimin që do të mbajë ndaj parlamentit, ndonëse Partia Demokratike, në listat e së cilës mori mandatin, ende nuk e ka ndarë zyrtarisht mendjen.

“Padyshim, në shtator jemi në Parlament për të paraqitur iniciativa ligjore për çështjen çame. Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame”, tha Idrizi.

Në kuadër të aktiviteteve për “Javën Çame”, Idrizi shpjegoi se me kthimin në Parlament synon pikërisht rikthimin e vëmendjes te kauza primare e partisë së tij.

“Rikthimi i çështjes çame në parlament nëpërmjet deputetëve të PDIU do ta rikthejë vëmendjen. Të gjithë kanë heshtur për çështjen çame. Dua që t’i garantoj të gjithë që ne nuk e harrojmë Çamërinë, nuk i harrojmë miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë. Të gjithë mund të lodhen, por ne do të lodhemi të fundit”.

Kreu i PDIU-së i bëri thirrje qytetarëve dhe opinionit publik të mos harrojnë Çamërinë.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë