Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Katari do të lejojë vetëm tifozë të vaksinuar në Kupën e Botës

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 10:26 | Futboll
Katari do të lejojë vetëm tifozë të vaksinuar në

Katari do të lejojë vetëm persona të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit që të marrin pjesë në Botërorin e vitit të ardhshëm. Vendi arab është në bisedime për të siguruar 1 milion doza vaksine, në rast se deri në nëntor të vitit të ardhshëm – kur nis Botërori – procesi i imunizimit nuk ka ecur si duhet.

FIFA ka deklaruar se për ndeshjet e Kupës së Botës stadiumet do të hapen në maksimumin e kapacitetit të tyre. Kryeministri i Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani, tha për mediat se pavarësisht synimeve të shteteve për të vaksinuar të gjithë popullësinë, Katari nuk dëshiron të rrezikojë.

“Do të kemi mundësi të vaksinojmë ata që duan të vijnë në Katar”, tha Al Thani. Megjithatë, mbetet ende për t’u parë si do të realizohet ky proces, duke qenë se shumica e vaksinave merren me dy doza, disa javë nga njëra-tjetra.

A2 CNN Livestream

Dita jonë