Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Refuzon takimin me Biden, Presidenti i ri iranian kritikon SHBA për paktin bërthamor

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 19:26 | Bota
Refuzon takimin me Biden, Presidenti i ri iranian kritikon SHBA për paktin

Kjo është konferenca e parë për shtyp që prej zgjedhjes si president i Iranit. Ebrahim Raisi mirëpriti negociatat më fuqitë e mëdha botërore për të rishikuar marrëveshjen bërthamore të 2015-ës, por kërkoi të garantohet interesi kombëtar.

Presidenti i sapo zgjedhur akuzoi Uashingtonin dhe Brukselin se kanë shkelur ujdinë dhe nuk kanë respektuar angazhimet.

“Sugjerimi im serioz për SHBA-të është që ata të përmbushin me shpejtësi marrëveshjet e tyre. Ata duhet të heqintë gjitha sanksion et dhe me të tregojnë se janë të sinqertë.”, tha ai.

Raisi refuzoi një takim të mundshëm me presidentin amerikan, Joe Biden. Duke sqaruar seprogrami Iranian i raketave balistike nuk është i negociueshëm, presidenti I zgjedhur shpreh i hapur për fqinjësi të mirë.

“Synojmë të vendosim marrëdhënie dhetë bashkëpunojmë me të gjitha shtetet, veçanërisht fqinjët tanë. Madje diçka tëtillë e kemi prioritet.”

Ndërkohë, fitorja e Raisit shihet nga organizatat ndërkombëtare si një goditje e rëndë ndaj të drejtave të njeriut në Iran. Ata kërkuan që presidenti I zgjedhur të hetohet për rolin që ka pasur në ekzekutimet jashtëgjyqësore të mijëra të burgosurve politikë në 1988.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli