Rruga për në Theth, pastrimi nga bora ‘’shkatërron’’ aksin rrugor

Përditësuar më: 21/6/2021, ora 11:33

Rruga për në Theth, pastrimi nga bora ‘’shkatërron’’ aksin rrugor

Përditësuar më: 21/6/2021, ora 11:33

Pas muajsh të tëra të bllokuara nga bora, rihapja e rrugës panoramike që të çon në pikën turistike të Thethit në veri të vendit, ka sjellë një tjetër pamje.

Rruga duket sikur në të janë bërë vandalizma. Mbrojtëset anësore janë të gjitha të dëmtuara. Së bashku me to edhe sinjalistika rrugore.

Ndërsa inertet e rëna nga faqet e maleve gjenden në rrugë. Tanimë kjo rrugë nuk përmbush asnjë kusht sigurie, pa sinjalistikë, pa barriera mbrojtëse dhe vende-vende me asfalt të dëmtuar.

Gjendja e aksit rrugor

Kjo rrugë ishte një mrekulli për këtë zonë. Por duke vazhduar për hapjen e saj jashtë normale, është shndërruar në një gjendje skëterrë, dhe dëmton turizmin. Shteti të ndërhyjë sepse kështu është turp”, thonë banorët për A2.   

 Kjo pamje jo vetëm që nuk është aspak normale për një rrugë, qëllimi kryesor i të cilës është ai turistik, por rrezikon edhe vizitorët, veçanërisht ato që nuk e njohin rrugën dhe vijnë për herë të parë.