Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Takohen ministrat e jashtëm të BE, në fokus Bjellorusia dhe dialogu Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 17:10 | Bota
Takohen ministrat e jashtëm të BE, në fokus Bjellorusia dhe

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen ne Luksenburg. Pjesë e diskutimeve do të jetë situata në Bjellorusi e deri tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

BE pritet të njoftojë kufizime në udhëtime dhe ngrirje asetesh për 86 shtetas e kompani bjelloruse. Sakaq, përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell do të informojë ministrat e 27 vendeve anëtare mbi detajet e takimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Ndonëse ishte paralajmëruar muajin e kaluar se ne takimin e ministrave të jashtëm do të ketë diskutime për rajonin e Ballkanit Perëndimor, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë sepse nuk ka pasur ndryshime që do të mund të krijonin hapësirë për ndonjë debat të suksesshëm.

Të martën megjithatë, do të diskutohet për procesin e zgjerimit në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, por pa ndonjë vendim të rëndësishëm.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli