Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Vetëm 3 pacientë në Infektiv, Manastirliu: Sezoni turistik do të jetë premtues

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 11:16 | Aktualitet
Vetëm 3 pacientë në Infektiv, Manastirliu: Sezoni turistik do

Ky sezon turistik pritet të jetë premtues përtej pandemisë. Këtë lajm dha në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Këtë bindje, Manastirliu e bazon nga të dhënat e Spitalit Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, si edhe te rastet e ulëta ditore.

“Covid-19. Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”.

Bazuar në këto faktorë Shqipëria ka lehtësuar masat anti-COVID në vend, ndërkohë që procesi i vaksinimit vijon me ritme të shpejtuara në vend.

Deri më tani, në vendin tonë, janë kryer mbi 880 mijë vaksinime, me objektivin për të arritur deri në 1 milion vaksinime brenda qershorit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani