Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zelanda e Re fut transgjinorin në ekipin olimpik, shpërthejnë polemikat

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 10:14 | Sporte të tjera

Peshëngritësi Laurel Hubbard do të jetë sportisti i parë transgjinor që do të konkurrojë në Olimpiadë, kur të përfaqësojë Zelandën e Re në peshëngritje, në kategorinë e femrave.

Hubbard do të jetë në kategorinë e peshave super të rënda, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi mes konkurrenteve të tjera.

Madje, edhe specialistë të sportit thonë se Laurel Hubbard do të ketë një avantazh ndaj rivaleve, pasi konkurronte me burrat deri në vitin 2013.

Në vitin 2015, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndryshoi rregullat, duke thënë se çdo sportist transgjinor mund të konkurronte si femër, nëse niveli i testosteronit do të ishte më pak se 10 nanomolekula për litër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani