Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD, Nishani: Procesi në kundërshtim me statutin e partisë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 16:50 | Politikë
Zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD, Nishani: Procesi

Paralajmërimi për zgjedhjen e Këshillit të Ri Kombëtar në Partinë Demokratike kundërshtohet nga Bujar Nishani. Kreu aktual i këtij forumi të lartë drejtues thotë se forma që është parashikuar për procesin e analizës bie në kundërshtim me statutin e PD.

 “Lulzim Basha nxitoi të bënte një maskaradë elektorale për karrigen e tij dhe tashmë zgjedhje antistatutore të parakohshme për institucionet drejtuese të Partisë! ”, u shpreh Nishani, kryetari i i Këshillit Kombëtar në PD.

Edhe pse pranon se përgjegjësia për humbjen në 25 prill nuk është vetëm e kryetarit përsëri ai thekson se Lulzim Basha është penguesi kryesor në ringritjen e PD.

“Përgjegjësia për këtë nuk është vetëm e Lulzim Bashës por më e para dhe më kryesorja është e tij. Por, Lulzim Basha sot po bllokon e pengon reflektimin, korigjimin dhe ndryshimin rrënjësor të PD, jo vetëm si një parti kryesore e sistemit tonë politik por më së shumti si alternativë qeverisëse në një demokraci funksionale.”

Zgjidhja e vetme për këtë ngërç në të cilin po kalon partia më e madhe në opozitë sipas Nishanit është ndryshimi i kursit të ndjekur deri tani duke zgjedhur një lider që është i aftë të fitojë jo vetëm besimin e dmeokratëve por të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Deklaratat e Nishanit vijnë jo vetëm pasi Lulzim Basha u rikonfirmua në krye të partisë, por ndërkohë futi në proces analize dhe zgjedhjesh dhe struktura të tjera në PD.

A2 CNN Livestream

Dita jonë