Gati rikthimi në Serinë A për Etrit Berishën

Përditësuar më: 22/6/2021, ora 12:46
1berisha 1024x576

Gati rikthimi në Serinë A për Etrit Berishën

Përditësuar më: 22/6/2021, ora 12:46

Ndërsa lamtumira e portierit Salvatore Sirigu sa vjen e bëhet më konkrete, te Torino ka hapësira për katërkëndëshin e portës dhe tashmë “Granatat” kanë hedhur sytë nga një portier shqiptar.

Klubi torinez ka në plan që të promovojë Vanja Milinkovic-Savic si portier të parë, serbin që sapo ka rivonuar, dhe kërkon të blindojë këtë repart edhe me Etrit Berishën, gardianin e përfaqësueses shqiptare të futbollit.

Torino, skuadra që e siguroi mbijetesën në Serinë A vetëm në javët e fundit, kërkon të ketë një alternativë të mirë për portën dhe që e njeh futbollin italian, ndaj dhe për këtë arsye kërkohet portieri shqiptar.

Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, Berisha duket pranë largimit nga Spal dhe transferimi në Torino mund të përfundojë brenda këtyre ditëve.