Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjen 1 miliard dollarë në llogari, gruaja po bën të pamundurën që t'i kthejë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 08:41 | Lifestyle

Një grua amerikane, kur tërhoqi 20$ nga një ATM, zbuloi se në llogarinë e saj kishte rreth 1 miliard dollarë.

Julia Yonkowski u habit kur pa se në llogari balanca totale tregonte shifrën 999 985 855, që do të thotë se ishte bërë personi i 615-të më i pasur në Amerikë. Por, gruaja e ndershme thotë se po mundohet me të gjitha mënyrat që t’i kthejë këto para që nuk janë të sajat sa më shpejt që të jetë e mundur.

“U tmerrova. E di që shumë njerëz do të mendojnë se jam budallaqe, se më ka rënë lotaria, por unë u tmerrova. Doja të tërhiqja 20 dollarë, por bankomati më tha që do të kaloja në “overdraft”, kështu që e lashë fare. Nuk tërhoqa, por vendosa të kontrolloj balancën time. Shtanga kur pashë 1 miliard aty. Kam lexuar për njerëz që i kanë marrë, por pastaj janë detyruar që t’i kthejnë. Unë nuk do t’i merrja kurrë, pasi nuk janë paratë e mia”, tregon Julia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë