Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

U dyshua se ishte vetëvarur, familjarët e gruas akuzojnë bashkëshortin si vrasës

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 15:56 | Kronikë
U dyshua se ishte vetëvarur, familjarët e gruas akuzojnë

Familjarët e Fiqirihe Mançes, 61-vjeçares që u gjet e vdekur në banesën e saj në Kolanec të Maliqit, më 17 qershor, dhe që fillimisht u raportua se ishte vetëvarur, akuzojnë bashkëshortin e saj, Faton Mançen, si personin që në fakt, e ka vrarë atë.

Edhe policia ka nisur procedimin penal për 63-vjeçarin, pasi ka konstatuar elementë të veprës penale “veprime që pengojnë zbardhen e të vërtetës”.

Një nga vajzat e çiftit thotë se familjarët e mamasë e akuzojnë bashkëshortin e saj se e ka vrarë. “Ata akuzojnë, dyshojnë se babi e ka vrarë, por ai i ka shërbyer mamit për 37 vite me radhë. Babai nuk ka qenë asnjëherë i dhunshëm, nuk na rriti me dhunë dhe mamit dhe ne fëmijëve asnjë nuk na ka prekur fijen e flokut. Ai nuk ishte në gjendje ta kryente atë akt. Kushdo që do të hedhë baltë mbi babin tonë do përgjigjet. Ata që kanë hedhur akuza do përballen. Unë përderisa jam shumë e sigurt qe kjo ka qenë një vetë varje nga ana e mamit nuk kam pse e nxjerr mamin nga varri. Por që të dalë e vërteta po. Do më vinte shumë keq që, përveç vuajtjeve që kishte, krizat nga dhimbja, tani as atje ku është të mos e lënë rehat? Nuk e kemi lajmëruar policinë, unë personalisht nuk isha në gjendje. Edhe personat që kanë akuzuar kanë qenë atë ditë dhe babi ua ka thënë të vërtetën që atë ditë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë