Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bino: Bëni dozën e dytë të vaksinës, studimet tregojnë efektivitet ndaj variantit Delta

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 11:11 | Aktualitet

“Mos neglizhoni dozën  e dytë”. Ky është mesazhi i shefes së Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, që citon një studim, i cili vlerëson efektshmërinë e dozës së dytë edhe për variantin Delta të koronavirusit, që duket më i rrezikshmi për momentin.

“Studimi më i fundit i Agjencisë të Shëndetit publik në Angli, akoma jo i certifikuar për peer review, tregon për herë të parë se 2 doza të vaksinave ndaj COVID-19 janë mjaft efektive ndaj hospitalizimeve nga varianti Delta (B.1617.2). Pritet që ky efekt te jete i lartë edhe ndaj vdekshmërisë. Analiza tregon se ky efektivitet i vaksinave është i krahasueshëm me atë ndaj variantit Alpha”, shkruan mjekja e njohur në profilin e saj.  

“Në një botë që po hapet dhe me udhëtimet nga një vend në tjetrin askush nuk është i mbrojtur ndaj sëmundjeve të rënda që mund të shkaktojnë variantet e reja nëse nuk është i vaksinuar dhe për më tepër në çdo lloj moshe”, vijon mesazhin Bino.

https://a2news.com/2021/07/06/bie-interesi-per-vaksinen-ekspertet-shkak-situata-e-qete-por-delta-eshte-te-dera/
https://a2news.com/2021/07/06/vaksinim-i-suksesshem-ne-europe-varianti-delta-rrit-infektimet-ne-shume-shtete/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli