Parashikimi i motit: 23 qershor 2021

Mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë. Që në orët e para të ditës, termometri do të shënojë vlera të larta nga 17°C në zonat malore deri në 28°C temperaturat e mëngjesit në bregdet.

Edhe mesdita vijon me rritje të temperaturave duke ngjitur termometrin maksimal në 37°C për zonat malore dhe deri 40°C për zonat e ulëta në qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Era gjatë ditës do të fryjë e lehtë me drejtim jugor, përjashtuar një forcim të lehtë e të përkohshëm të erës në mesditë kur në brigjet detare, dallgëzimi ngjitet deri 2 ballë.