Temperatura të larta qysh nga mëngjesi, në disa zona deri në 40 gradë celsius

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

Sot është regjistruar një tjetër rritje e temperaturave gjatë mëngjesit, ku termometri ka shënuar nga 18°C në zonat e thella malore deri 28°C në zonat bregdetare, përjashtuar qytete si Kuçova, Belshi dhe Cërriku, ku vlera më e ulët në 24 orët e fundit ka shënuar 30°C.

Rritja e temperaturave do të vijojë edhe në orët e mesditës, kur maksimumet ngjiten mbi 30°C në gjithë shtrirjen malore. Përjashtuar këtu zonat e thella në lartësitë 1000 metra nga niveli i detit dhe majat e maleve, ku termometri maksimal do të variojë nga 18 në 26°C.

Sot në mesditë, pritet barazim nxehtësie ndërmjet qyteteve malore me ato bregdetare, në dy skajet klimatike të vendit maksimumet e sotme ngjiten në 38°C, ndërsa banorët e zonave perëndimore do të përjetojnë të paktën 2 gradë më shumë se ato në veri dhe bregdetasit.

Maksimumet do të ngjiten nga 38 në 40°C, ndërkohë që në zona të izoluara të Elbasanit dhe Beratit, termometri sot rreth orës 15:00 do të ngjitet në 41°C.