Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

I nxehti afrikan në rajon, temperatura ekstreme dhe ajër i ndotur nga grimcat sahariane

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 13:14 | Ballkani
I nxehti afrikan në rajon, temperatura ekstreme dhe ajër i ndotur nga

Ashtu si në Shqipëri, edhe në vendet e rajonit po përjetohet vala e të nxehtit afrikan. Në Kosovë, temperaturat kanë shkuar mbi 37 gradë celsius, ndërsa grimcat e pluhurit saharian kanë përkeqësuar cilësinë e ajrit.

Autoritetet në Prishtinë kërkuan që qytetarët të mos ekspozohen ndaj rrezeve direkte të diellit, të paktën nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 17:00 pasdite.

E njëjta situatë edhe në Maqedoninë e Veriut, ku është aktivizuar alarmi i nivelit portokalli. Autoritetet kërkuan që të lihen pushim nga puna grupet më të ndjeshme, përfshirë gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe personat mbi 60 vjeç.

Në Serbi, i nxehti afrikan theu rekordin e 100 viteve më parë për temperaturën më të lartë, teksa termometri shënoi mbi 40 gradë celsius. Edhe në këtë shtet, këshilla për qytetarët ishte e njëjtë, që të shmanget ekspozimi direkt në diell.

Në Greqi temperaturat në 3 ditët e fundit kanë variuar nga 38 deri në 42 gradë celsius, teksa cilësia e ajrit është përkeqësuar nga grimcat e pluhurit saharian.

Edhe në Itali vijojnë temperaturat ekstreme të larta, ndërsa parashikohen edhe disa stuhi në disa rajone, që do të sjellin pak freski për qytetarët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu