Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Integrimi, mazhoranca: BE të ndryshojë sistemin e vendimmarrjes

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 16:21 | Politikë
Integrimi, mazhoranca: BE të ndryshojë sistemin e vendimmarrjes

Shqipëria nuk mundi të ulej në tryezën e bisedimeve për anëtarësim as këtë herë, ndonëse në dëftesë nuk kishte asnjë notë ngelëse. 

Zhgënjimi u reflektua edhe në debatin parlamentar të cilit po i vjen fundi. Taulant Balla me tone të qeta dha një këshillë për zyrtarët e Brukselit.

“Nuk është aspak në përgjegjësinë e qeverisë shqiptare, as të kuvendit të Shqipërisë, as të Shqipërisë mungesë as një vendimmarrje. Këshilla jonë e vetme është që BE të ndryshojë këtë sistem vendimmarrës sepse BE-ja ska për të marrë kurrë vendime”, tha Balla.

Deputeti opozitar Ralf Gjoni ishte më kritik ndaj ndërkombëtarëve. “Është e turpshme vendimi i BE dje për të penguar vazhdimësinë për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë. Është e turpshme dhe nuk duhet toleruar nga ana jonë. Mbyll dyert, blloko negociatat dhe merri shqiptarët si larës prapanice”, u shpreh Gjoni.

Kjo ishte seanca e parafundit e parlamentit 2017 – 2021 ku debate u fokusua edhe tek zgjedhjet parlamentare të25 prillit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë