Ligji për regjistrimin e OJF, shoqëria civile kundër: Dëmton lirinë e organizimit

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 16:44 | Aktualitet
Ligji për regjistrimin e OJF, shoqëria civile kundër: Dëmton

Parlamenti miratoi ligjin për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse, pavarësisht kundërshtimeve dhe thirrjeve nga shoqëria civile për të mos e votuar atë.

Ministrja e Drejtësisë e lidhi nevojën e ligjit me detyrimin për të rritur transparencën në fondet që qarkullon ky sektor.

“Për shkak edhe të detyrimeve që burojnë nga Moneyval, ne rrisim transparencën e këtij sektori dhe heqim një rrezik që ky sektor mundet të ketë për pastrimin e parave. Në përputhje të plotë me standardet më të mira ndërkombëtare, nëpërmjet këtij projektligji vendosen detyrime për regjistrim dhe për raportim të të dhënave që janë të nevojshme për transparencën e këtij sektori”, u shpreh ministrja Gjoni.

Përfaqësuesit e disa organizatave të shoqërisë civile kundërshtojnë me pretendimin se nuk janë respektuar parimet dhe kuadri ligjor për konsultimin publik.

“Një ligj qe nuk ka afat kohor. Është një ligj që hyn në fuqi me publikimin në fletoren zyrtare, por nuk thuhet në draft ligj se kur krijohet regjistri”, u shpreh Juliana Hoxha, Partners Albania.

Sipas përfaqësues vetë shoqërisë civile, ligji i miratuar nga Parlamenti cenon lirinë e organizimeve.

“Çdo lloji organizimi duhet te regjistrohet brenda një muaj përndryshe ka një gjobë. Pra nëse tre njerëz dalin pastrojnë lagjen sipas frymës të këtij ligji kjo gjë është e ndaluar”, tha Hoxha.

Beteja e nisur nuk do ndalojë me votimin në Parlament. Organizatat jo fitimprurëse kanë gati hapin e radhës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni