“Nisim me lajmet e ditës… unë nuk kam marrë akoma rrogën”, gazetari ankohet gjatë edicionit informativ

Përditësuar më: 24/6/2021, ora 11:58

“Nisim me lajmet e ditës… unë nuk kam marrë akoma rrogën”, gazetari ankohet gjatë edicionit informativ

Përditësuar më: 24/6/2021, ora 11:58

Një gazetar në një televizion të Zambias ndërpreu prezantimin e kronikave në edicionin informativ për t’u ankuar se ai dhe kolegët e tij nuk janë paguar nga televizioni ku punojnë.

Prezantuesi Kabinda Kalimina u bë viral kur kërkoi në transmetim direkt nga pronarët që të paguanin stafin.

“Përtej lajmeve të ditës, zonja dhe zotërinj, ne jemi njerëz. Duhet të paguhemi për punën që bëjmë. Fatkeqësisht, televizioni KBN nuk na ka paguar”, tha prezantuesi, përpara se të futeshin reklamat.

Televizioni reagoi, duke e cilësuar ankesën e prezantuesit si një “përpjekje për famë” dhe e akuzuan atë se ka ardhur shumë herë i dehur në punë.

Në Facebook, prezantuesi shtoi: “U ankova në transmetim direkt sepse shumica e gazetarëve kanë frikë të flasin. Por, fakti që kanë frikë nuk do të thotë se nuk duhet të flasin”.