Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vijon i nxehti, pas mesditës pritet rënie e lehtë e temperaturave

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 07:04 | Aktualitet
Vijon i nxehti, pas mesditës pritet rënie e lehtë e temperaturave

Kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë gjithë ditës, ndërsa vijon i nxehti në territor deri pas mesditës kur pritet një rënie e temperaturave me 1-2°C kryesisht në veri dhe zonat qendrore, ndërsa një rënie krejt të lehtë do të shënojë jugu i Shqipërisë.

Vlerat minimale/maksimale të ditës do të luhaten nga 20°C mëngjesi në zonat malore deri në 40°C, maksimumi në Berat dhe Gjirokastër.

Era do të fryjë e lehtë deri në mesditë kur pritet forcimi i saj në tokë dhe det duke bërë që moti të ndjehet më i freskët, ndërsa dallgëzimi në brigje ngjitet në 2-3 ballë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë