Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Jashtëtokësorët ekzistojnë? Inteligjenca amerikane publikon raportin për UFO

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 11:51 | Bota

Raporti i shumëpritur i Inteligjencës Amerikane për ekzistencën e jashtëtokësorëve u publikua. Rezultati në fund ishte që e vërteta është ende për t’u zbuluar.

Publikimi i dokumentit të paklasifikuar sjell në dritë shumë pak informacione nga ato që nuk dihen aktualisht. Komuniteti i Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës rishikoi 144 raportime për “Fenomene Ajrore të Paidentifikuara” dhe nxorri shpjegim logjik për vetëm një prej tyre.

143 rastet e mbetura mbesin të pashpjeguara dhe kjo ngre më shumë pikëpyetje se sa jep përgjigje. Teksa nuk ka ende prova përfundimtare për ekzistencën e jetës jashtëtokësore, të paktën tregon se autoritetet po e marrin seriozisht investigimin për këtë çështje.

Një zyrtar i Kongresit amerikan thotë se të paktën, disa zyra të qeverisë federale po bashkëpunojnë dhe punojnë së bashku. Kohët e fundit ka pasur një debat të ndezur publik lidhur me ekzistencën e UFO-ve, ndërsa janë publikuar pamje filmike me disqe fluturuese që udhëtonin me një shpejtësi shumë të lartë.

Në raportin e inteligjencës së SHBA-ve, thuhet se ai lloj efekti mund të jetë shkaktuar nga sensori i kameras, presioni i ajrit ose nga fenomene natyrore atmosferike. Megjithatë nuk është përjashtuar dhe mundësia që jashtëtokësorët ekzistojnë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë