Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pastrimi i Fierzës, Vërmicës dhe doganës bashkon ushtritë e Shqipërisë dhe Kosovës

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 13:03 | Aktualitet
Pastrimi i Fierzës, Vërmicës dhe doganës bashkon

Pastrimi i Fierzës dhe Vërmicës dhe mjedisit në doganën e përbashkët bashkoi këtë të shtunë ushtritë e të dy vendeve dhe vullnetarët nga të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë.

Gjatë këtij aksioni me moton "Lundro dhe Pastro" u mblodhën tonelata mbeturinash që kishin mbuluar të gjithë vjien liqenore që ndodhet nën hijen e masivit bjeshkëve të Pashtrikut dhe Sharrit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, që iu bashkua aksionit të pastrimit bashkë me dy ministrat e Kosovës, të Mbrojtjes dhe Industrisë, theksoi se se sot po bëjmë një aksion shumë të rëndësishëm të pastrimit të liqenit që bashkon të dyja krahët e bjeshkëve të cilën si ambient të përbashkët ne duhet ta ruajmë dhe ta trajtojmë ashtu siç kemi thënë gjithmonë, si një destinacion turistik që afron gjithë shqiptarinë.

Ndërsa Ministri I Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj tha se aksioni i msotëm është vetëm fillimi i bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë pasi sipas tij kombi jonë ka nevojë çdo ditë për pastrim.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës Rozeta Hajdari tha se kjo inciativë e përbashkët tregon se Kosova dhe Shqipëria mund të punojnë sëbashku për të kontribuar në agjendën e përbashkët Europiane të Gjelbërt. Ajo theksoi se me politikat e reja që do të krijojë qeveria Kurti do të ndihmojmë dhe kontribuojmë për një bashkëpunim sa më të afër me Shqipërinë sa i përket turizmit dhe sektorëve të tjerë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë