Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Dialogu me Serbinë, Kurti parashtron qëndrimin për marrëveshjen përfundimtare

Nga A2 CNN
27 Qershor 2021, 15:09 | Kosova
Dialogu me Serbinë, Kurti parashtron qëndrimin për

Dialogu me Serbinë nuk është më për statusin e Kosovës, por për statusin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Sipas tij, marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB. “Për neve marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB për Kosovën, pra një marrëveshje e cila e ka vetëm njohjen nga Serbia, por që nuk pasohet nga ulësja në OKB ose ofron ulëse në OKB si zëvendësim për njohjen nga Serbia mund të jetë marrëveshje por nuk mund të jetë përfundimtare. Marrëveshja është ligjërisht e obligueshme nga pikëpamja dhe bindja jonë, atëherë kur ajo e ka formën dhe përmbajtjen të një marrëveshje ndërkombëtare sipas kërkesave dhe qëllimeve të konventës së Vjenës për ligjin mbi traktatet”. Ndërsa kujtoi se bisedimet zhvillohen prej 23 vitesh, kryeministri Kurti paralajmëroi se nuk mund të vazhdohet pafundësisht.

“Nuk mund të vazhdojmë pafundësisht por duhet ta dimë qysh në fillim se dialogu nuk janë për statusin e Kosovës por për statusin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që duhet të bazohen në barazi dhe reciprocitet, e tillë çfarë është edhe njohja e ndërsjellët”.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti foli edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, duke thënë se Vetëvendosje synon fitoren në ¾ e komunave. Kryeministri   konfirmoi se bashkëpunimi me Listën Guxo do të vazhdojë edhe për këto zgjedhje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë