Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Fëmijët e mi janë me Portugalinë, u thashë që sot luaj kundër skuadrës së tyre”

Nga A2 CNN
27 Qershor 2021, 18:31 | Futboll
“Fëmijët e mi janë me Portugalinë, u thashë

Mbrojtësi veteran i Belgjikës, Jan Vertonghen, e njeh shumë mirë kundërshtarin e sotëm, Portugalinë, pasi verën e kaluar u transferua në Lisbonë, për të luajtur me Benfikën.

Pas një viti në kryeqytetin portugez, Vertonghenit i është dashur që të bindë fëmijët e tij që sot duhet të jenë tifozë me Belgjikën dhe jo Portugalinë.

“Fëmijët e mi po bëjnë shkollën në Lisbonë dhe janë bërë tifozë të Portugalisë. M’u desh shumë që t’ia shpjegoja se babai i tyre do të jetë kundërshtar sot me portugezët. Por, nuk besoj se e kanë të qartë ende”, tha 34-vjeçari Vertonghen duke qeshur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë