Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Nga ora e vjedhur, në heroin e Danimarkës

Nga A2 CNN
27 Qershor 2021, 18:08 | Futboll
Nga ora e vjedhur, në heroin e Danimarkës

Dy golat e Kasper Dolberg kundër Uellsit ishin një lehtësim për sulmuesin danez. Pas disa viteve të mira me Ajax, gjërat për sulmuesin shkuan shumë keq kur u transferua te Nice.

Fati i keq nuk iu nda dhe Dolberg nuk arriti dot të tregonte atë nivel që tregoi në 1/8 e Evropianit, kundër uellsianëve. 18 muaj të vështira, që nisën me lajmin që u bë viral: Dolbergut iu vodh një orë me vlerë 70 000 euro nga një shok i ekipit.

Në sezonin e parë të tij në Francë, Dolberg shënoi 11 gola, më pak sesa pritej. Në sezonin e dytë, vetëm 6. Mungesa e besimit dhe problemet nuk e lanë sulmuesin e ri që të jepte maksimumin e tij. Fillimisht kaloi koronavirusin dhe më pas u operua nga apendisiti.

Të gjitha këto bënë që askush të mos priste nga Dolberg një Evropian të mirë, por dëmtimi i Poulsen i dha hapësirë në formacionin titullar dhe 23-vjeçari u përgjigj me dy gola.

A2 CNN Livestream

Dita jonë