Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përgjaket Velipoja me 4 viktima dhe 2 të plagosur, shkak hapësira për shezlong-ët

Nga A2 CNN
27 Qershor 2021, 14:09 | Kronikë
Përgjaket Velipoja me 4 viktima dhe 2 të plagosur, shkak hapësira

Zona e plazhit në Velipojë është përgjakur nga një përplasje e ashpër me armë zjarri pas mesnatës së të shtunës. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli 20-vjeç, janë viktimat e konfliktit që nisi për hapësirën e territorit ranor ku dy familjet Ferracaku dhe Gocaj e shfrytëzonin për të vendosur shezlongët për plazh.

Babai i vëllezërve Gocaj, pas ngjarjes tha se prisnin që hapësira ranore të ndahej nga shteti, ashtu sikundër funksiononte çdo vit, por një debat i çastit i kushtoi atij jetën e dy djemve.

Ndërkohë i riu Myzerim Zeneli kishte vetëm një ditë që kishte nisur punën si kamarier në lokalin e vëllezërve Gocaj. 20-vjeçari mbeti viktimë e përplasjes së dy familjeve në Velipojë. I plagosur ka mbetur dhe 17-vjeçari Elmilind Dyli, 17 vjeç, i cili ishte nip i Kujtim Ferracakut. 

Policia e Shkodrës njoftoi se në përplasje janë përdorur më shumë se një armë. Të traumatizuar disa pushues kanë braktisur zonën e plazhit duke ndier rrezikun e përshkallëzimit të situatës. Sipas banorëve në zonën e Velipojës të tilla ngjarje nuk ishin regjistruar më parë dhe se debatet për zonën ranore zgjidheshin mes pronarëve të hoteleve si dhe pushtetit vendor. Për ngjarjen ka reaguar Presidenti Ilir Meta, Krye demokrati Lulzim Basha si dhe kryebashkiakia Voltana Ademi.

Kreu i shtetit ka kërkuar rritjen e sigurisë publike duke e cilësuar ngjarjen si një krim i cili ka nxjerr situatën nga kontrolli. Kryedemokrati Basha ka shkruar se jeta e shqiptarëve në rrezik, krimi është bërë njësh me pushtetin, ndërsa kryebashkiakja Ademi ka akuzuar ministrinë e Turizmit dhe Agjencinë e Bregdetit për vonesën e ndarjes së territorit ranor sipas afateve, duke thënë se ngjarja mund të ishte parandaluar. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë