Rama fshin postimin për Velipojën pas komenteve të ndjekësve, e zëvendëson me një tjetër video

Përditësuar më: 27/6/2021, ora 09:16
edi rama  1024x576

Rama fshin postimin për Velipojën pas komenteve të ndjekësve, e zëvendëson me një tjetër video

Përditësuar më: 27/6/2021, ora 09:16

Pak orë pasi krimi tronditi Velipojën ku mbetën 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga bregdeti i Velipojës, duke përshëndetur ndjekësit në rrjetet sociale. “Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur”, shkruan Rama.

Por të shumta kanë qenë reagimet dhe komentet, që i kujtojnë kryeministrin ngjarjen e mesnatës.

Pas këtyre komenteve ka zgjedhur ta fshijë postimin, duke publikuar videon e një investimi në Shërbimin e Ri të Kardiokirurgjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, me të cilën ka uruar ndjekësit për një të diel të mbarë.