Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Republika Çeke shkakton surprizën, Holanda kthehet në shtëpi me turp

Nga A2 CNN
27 Qershor 2021, 19:54 | Futboll
Republika Çeke shkakton surprizën, Holanda kthehet në

Holanda është emri i parë i madh i eliminuar nga “Euro 2020”.

“Tulipanët” u shfaqën shumë të brishtë ndaj Republikës Çeke dhe u mundën me rezultatin e pastër 2-0, me Holes që u shndërrua në heroin e papritur të ndeshjes, me një gol dhe një asist.

Pas një pjese të parë të përfunduar 0-0, me Holandën që nuk goditi në portë, në pjesën e dytë ishte De Ligt ai që gaboi, duke humbur ekuilibrin dhe duke ndaluar me dorë topin duke qenë lojtar i fundit. Arbitri e ndëshkoi me karton të kuq pasi e pa edhe një herë në VAR aksionin, duke ia bërë ndeshjen malore holandezëve.

Në minutën e 68, Holes shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, ndërsa në minutën e 80, i njëjti futbollist përfitoi nga hutimi i Wijnaldum dhe Dummfries për t’u futur në zonë dhe për të shërbyer Schick, i cili shënoi golin e tij të katërt në këtë turne.

6 minutat e shtesës së akorduara nga arbitri nuk ndryshuan rezultatin, por vetëm sa shtuan vuajtjen e holandezëve dhe tifozëve të tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani