Tronditet Velipoja, vriten me armë zjarri 4 persona, 2 të plagosur

Përditësuar më: 27/6/2021, ora 09:18

Tronditet Velipoja, vriten me armë zjarri 4 persona, 2 të plagosur

Përditësuar më: 27/6/2021, ora 09:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në plazhin e Velipojës.

Mësohet se 4 persona janë vrarë me armë zjarri, ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Detajet e kësaj ngjarje tejet të rëndë janë ende të paqarta.

Sipas policisë, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit.

Viktimat janë identifikuar si shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç. Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës  00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë,  shtetasit K. V. 59 vjeç,  Xh. G. 25 vjeç ,  E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe  E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur  një grup posaçëm hetimor  me specialistë të strukturave hetimore  në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e  Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor  po punon  për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të  kësaj ngjarjeje.