Ulen me 2 gradë temperaturat, në veri priten rrebeshe shiu

Parashikimi i motit 1100x620

Kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë motin në vend deri pas mesditës kur vranësira lokale zhvillohen në skajin verior ku priten rrebeshe të izoluara.

Temperaturat do të vijojnë të ulen me rreth 2°C në të dy vlerat ditore të cilat në rang vendi do të luhaten nga 14 në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë në mëngjes e mbrëmje nga drejtimi verior, por mesatare gjatë mesditës dhe pasdites në zonat bregdetare ku dallgëzimi ngjitet përkohësisht 3 ballë.