Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Dua të më kthehet jeta ime”, Britney Spears vijon betejën ligjore me të atin

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 08:11 | Showbiz

Beteja ligjore e këngëtares Britney Spears me të atin, Jamie Spears, për kujdestarinë e saj, rikthehet në qendër të vëmendjes pas deklaratave tronditëse të yllit të popit.

Për disa vite radhazi, Britney Spears ka kundërshtuar marrëveshjen e pazakontë ligjore të vitit 2008, sipas së cilës i ati kishte kontroll total mbi financat dhe jetën e saj personale. Marrëveshja u arrit pasi Britney po përballej me beteja të forta të shëndetit mendor dhe u konsiderua e paaftë të kujdeset për veten dhe pasurinë e saj, të vlerësuar 60 milionë dollarë.  

Më 23 qershor, në një tjetër seancë gjyqësore të një beteje shumëvjeçare ligjore, Spears theu heshtjen dhe kërkoi jetën e saj mbrapsht, duke thënë se prej vitesh nuk i lejohet as të ketë një fëmijë dhe as të martohet. 

"Së fundmi më thanë se nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë. Kam një pajisje brenda vetes që të mos mbetem shtatzënë. Me të vërtetë besoj se kjo kujdestari është abuzive. Ndihem e zënë ngushtë dhe vetëm. Dua që të më kthehet jeta ime! Kanë kaluar 13 vite, kështu që mjaft më!" 

Pas deklaratave tronditëse që morën vëmendje të madhe në rrjete sociale, reagoi edhe ish-i dashuri legjendar i Spears, Justin Timberlake. 

"Pas asaj që ne pamë sot, duhet t'i dalim në mbështetje Britney-it. Asnjë grua s'duhet të limitohet për të marrë vendime që i përkasin trupit të saj. Askush s'duhet të kufizohet ndaj dëshirës së tij apo të marrë leje për të përdorur çdo gjë që i ka fituar për vite me radhë me aq shumë mund dhe punë.”

Një tjetër seancë gjyqësore pritet të mbahet më 14 korrik mbi fatin e jetës së këngëtares, ndërsa çështja ka sjellë një sërë reagimesh. Edhe pse kujdestaria është një vendim i caktuar nga gjykata për persona që konsiderohen të paaftë për të marrë vendime për veten e tyre, shumë kritikë duke marrë shembullin e Spears, kanë argumentuar se procesi mund të kalojë në abuzim. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani