Parashikimi i motit: 28 qershor 2021

Java fillon me mot të kthjellët dhe të nxehtë.

Pjesa e parë e ditës paraqitet e kthjellët me temperatura që luhaten nga 15 në 24°C gjatë mëngjesit, ndërsa pas mesditës shfaqen vranësira kalimtare në veri dhe qendër, ndërsa temperaturat rriten me 2°C duke variuar nga 29°C në zonat malore deri afër 38°C në zonën e ulët.

Era do të fryjë e lehtë, deri në mesditë, kur pritet forcim i lehtë dhe i përkohshëm i erës në zonat perëndimore dhe brigjet detare, duke krijuar përkohësisht dallgëzim mbi 2 ballë.