Makina përplas motorin, një person në gjendje të rëndë

Përditësuar më: 29/6/2021, ora 21:35
motori naten

Makina përplas motorin, një person në gjendje të rëndë

Përditësuar më: 29/6/2021, ora 21:35

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Një makinë Golf është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Lezhës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i motorit.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.