Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Southgate: Zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 20:51 | Futboll
Southgate: Zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, kishte vetëm fjalë të mira për futbollistët e tij pas fitores së madhe që arritën ndaj Gjermanisë, me rezultatin e pastër 2-0.

“Luajtëm shumë mirë, mendoj se e merituam fitoren, por unë u thashë menjëherë se nëse nuk fitojmë të shtunën, kjo e sotmja nuk vlen fare”, theksoi trajneri anglez.

Në lidhje me formacionin e Anglisë, Southgate u shpreh: “Donim të ushtronim shumë presion dhe menduam se nëse do të vendosnim lojtarë të shpejtë pas Harry Kane, do t’i shkaktonim probleme kundërshtarit. Mendoj se Saka dhe Sterling krijuan shumë probleme që nga fillimi i ndeshjes. Gjithashtu, mbrojtëm shumë mirë dhe portieri ynë ishte fantastik. Ishte një performancë e jashtëzakonshme”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani