Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sterling dhe Kane gjunjëzojnë Gjermaninë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 19:51 | Futboll

Anglia ka arritur të mposhtë me rezultatin e pastër 2-0 Gjermaninë, duke avancuar në çerekfinalet e “Euro 2020”.

Pas një pjese të parë pa gola, yjet e Anglisë ishin ata që lanë shenjë në këtë supersfidë. Sterling fillimisht (75') dhe Kane më pas (86’) ishin autorët e golave në këtë fitore historike të anglezëve.

https://a2news.com/2021/06/29/southgate-zhvilluam-nje-ndeshje-te-jashtezakonshme/

Thomas Muller pati rastin më të mirë për të barazuar kur ndeshja ishte 1-0, por futbollisti i Bayern nuk arriti që të mposhtë Pickford kur ishte i vetëm përballë tij.

Anglia pret në çerekfinale fituesen e çiftit Suedi-Ukrainë.

https://a2news.com/2021/06/29/low-gjen-fajtoret-per-humbjen-ndaj-anglise/

A2 CNN Livestream

Dita jonë