U dënua me 2 vite burg, Gjykata e Posaçme e Apelit cakton seancën ndaj Adriatik Llallës

Përditësuar më: 29/6/2021, ora 10:30
auto llalla1508487760

U dënua me 2 vite burg, Gjykata e Posaçme e Apelit cakton seancën ndaj Adriatik Llallës

Përditësuar më: 29/6/2021, ora 10:30

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën për seancën e parë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Më 12 korrik, në orën 11:00 do të zhvillohet seanca e parë ndaj ish-kryeprokurorit, i cili u shpall fajtor në shkallën e parë dhe u dënua me 2 vite burg.

Relatore e kësaj çështjeje do të jetë gjyqtarja Nertina Kosova, ndërsa anëtarë Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.