Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit

Përditësuar më: 30/6/2021, ora 19:53

Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit

Përditësuar më: 30/6/2021, ora 19:53

Dy javë pas prangosjes së prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, një hetim i SPAK ka çuar në qeli një tjetër prokuror.

Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi, u arrestua këtë të mërkurë, pasi Gjykata e Posaçme ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “korrupsionit”. Burime zyrtare të SPAK konfirmuan se Edmond Kariqi, si drejtues i Prokurorisë së Kukësit, ka kërkuar dhe ka marrë rryshfet me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim nga kjo prokurori.

Për llogari të të njëjtit hetim, janë arrestuar në zbatim të masave gjyqësore “arrest në burg” edhe Isuf Gega dhe dy personat me iniciale D.D. dhe E.B., të dyshuar për “korrupsion”.

Njëkohësisht, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për lejimin e kontrollit të banesës për prokurorin Kariqi dhe tre të arrestuarit e tjerë.