Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Diplomimi i maturantëve mes vështirësive të pandemisë, tani sytë nga universiteti

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 14:56 | Aktualitet
Diplomimi i maturantëve mes vështirësive të pandemisë,

Maturantët janë diplomuar pranë gjimnazeve të tyre për arritjen e rezultateve në tre vite.  Një moment çlirimi për ta e për të cilin ky brez u sprovua edhe nga pandemia. Virusi Covid-19 nuk u mori vetëm periudhën më të bukur të shkollimit, por edhe mësuesit e tyre që u dhanë dije. Ndaj ceremonia nis me një shenjë respekti për jetët e humbura të arsimtarëve.

Hapi i radhës dhe më vendimtari është Universiteti. Përzgjedhja e duhur e degëve që do t’u garantojnë punë profesionistëve të rinj, ka qenë një sfidë edhe për stafin pedagogjik.

Për maturantët nuk mjafton vetëm rezultati por edhe orientimi dhe këshillimi i karrierës për tregun e punës. Të emocionuar janë edhe prindërit, bashkëshoqëruesit më besnikë në rrugëtimin e  tyre.

Rreth 32 mijë maturantë dolën këtë vit nga bankat e gjimnazeve. Nga provimet e maturës ai i matematikës ishte më i kontestuari për mënyrën e hartimit, ndërsa provimet e tjera kaluan me një situatë thuajse normale. Mësimdhënia në pandemi dha efektin e saj duke ulur rezultatet në raport me 2019-ën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë