Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fiskalizimi, Zekja: Lehtësim i madh, do të kemi një ekonomi pa letra

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 21:49 | Ekonomi
Fiskalizimi, Zekja: Lehtësim i madh, do të kemi një ekonomi pa

Më 1 korrik hyn në fuqi faza e dytë e fiskalizimit, ku nuk do të lejohen më transaksionet me para në dorë ose “cash” mes bizneseve. Por, ato do të bëhen duke lëshuar faturë elektronike.

I ftuar në “A2 Business”, Florjan Zekja, përfaqësues i Pro-Export Albania, shprehet se në momentin që procesi I fiskalizimit realizohet, do të jetë një lehtësi e madhe për biznesin sepse do të kemi një ekonomi pa letra.

“Me këtë sistemin e fiskalizimit, ne kemi parasysh, të paktën premisat janë qe të kemi një ekonomi pa letra. Mos të kemi fatura shoqërimi, pa fatura tatimesh. Natyrisht duke mos pasur këto, ne na e thjeshton goxha punën tonë.

Sepse ajo angari, ajo burokraci letrash, nëse teknologjia arrin ta zëvendësojë për ne është lehtësim i madh. Plus po të kemi parasysh kontrollet 5-vjeçare, dhe kontrollet e thelluara. Inspektorët tatimorë kërkojnë faturat e 5 vjetëve, dhe në vend që të merremi me prodhimin, duhet të merremi një muaj rresht me justifikimin e këtyre faturave.

Në momentin që realizohet, kjo është një lehtësi e madhe. Do kemi një ekonomi pa fatura, një ekonomi digjitale.”, u shpreh Zekja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë