Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Gjykata Kushtetuese rrëzon herësin për shpërndarjen e mandateve

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 15:46 | Politikë
Gjykata Kushtetuese rrëzon herësin për shpërndarjen e

Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë pengesën që socialistët vendosën në Kodin Zgjedhor, sa I përket hapjes së listave të kandidatëve për deputetë.

Trupa shpalli të papajtueshme me Kushtetutën pikën 3 të nenit 163, që sanksiononte se një kandidat, për të kaluar në listën fituese, duhej të arrinte me vota preferenciale herësin e partisë së tij në atë qark, ose thënë ndryshe mesataren e votave që I duhej subjektit për të fituar një mandat parlamentar.

Rrëzimi i kësaj pengese mundëson renditjen e thjeshtë të kandidatëve për deputetë nga më i votuar, tek më pak i votuari. Vendimi u përshëndet nga Astrit Patozi, ish-drejtues i Bindjes Demokratike, një nga dy subjektet zgjedhore që iu drejtuan Kushtetueses dhjetorin e kaluar.

Vendimi i Gjykatës kushtetuese vjen në një kohë kur KQZ ka miratuar ndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore. Kjo do të thotë se rezultati i 25 prillit është i pakthyeshëm por vendimi i Kushtetueses do të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

https://youtu.be/eN-pyW-OGvI

Pengesa e herësit u vendos nga Partia Socialiste së bashku me disa deputet të opozitës parlamentare që bashkuan votat për të ndryshuar fillimisht kushtetutën e më pas Kodin Zgjedhor nën argumentin e hapjes së listave të kandidatëve për deputet.

Ndonëse padia u bë në fund të vitit 2020 nga partia e Patozit dhe Myslim Murrizit, Gjykata Kushtetuese kërkoi 6 muaj kohë për t’u shprehur. Nëse vendimi do të ishte dhënë para zgjedhjeve parlamentare, kandidatë për deputetë si Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli me gjasë do të ishin përsëri në Parlament, falë vota preferenciale.

Edhe në kampin opozitar, juristi Ivi Kaso apo ish-kryebashkiaku I Mallakastrës, Agron Kapllanajn, do të ishin tashmë me mandat deputeti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë