Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Konfirmohen rastet e para me variantin Delta në Kosovë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 17:33 | Kosova
Konfirmohen rastet e para me variantin Delta në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë kanë konfirmuar të martën dy rastet e para me variantin Delta të SARS-CoV-2. Sipas autoriteteve, mostrat janë testuar në Institutin e Virologjisë të Klinikës Unversitare Charite në Berlin.

“Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Varianti Delta mund të përbëjë 90% të infeksioneve të reja me koronavirus në Europë deri në fund të gushtit, tha një javë më parë agjencia e BE-së për kontrollin e sëmundjeve.

Varianti është deklaruar "shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ai është vlerësuar të jetë 40-60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, i zbuluar për herë të parë në Angli.

Megjithatë, zyrtarë të OBSH-së, kanë konfirmuar se vaksinat ekzistuese kundër koronavirusit, “janë efektive”, kundër variantit Delta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani