Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pas Ramës, Reeker takon Bashën në seli

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 11:58 | Politikë
Pas Ramës, Reeker takon Bashën në seli

Pas takimit për mbi një orë me kryeministrin Rama, ndihmëssekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Diplomati amerikan është shoqëruar në selinë blu edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ai do të takohet me kryetarin demokrat, Lulzim Basha, ndërsa u prit në hyrje nga sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe depueteja e zgjedhur demokrate, Jorida Tabaku.

Ndihmëssekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, po zhvillon një tur takimesh në Ballkan. Pas vizitës në Milano, ai vizitoi sot Tiranën, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Ohrit ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.

https://a2news.com/2021/06/30/philip-reeker-mberrin-ne-tirane-takohet-me-kryeministrin-rama/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani