Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Skandal tek Kroacia, lojtarët kanë luajtur me flamurin e gabuar

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 21:51 | Futboll

Kroacia nuk mundi të vazhdonte më gjatë se faza e 1/8  të europianit, e mundur nga Spanja. Por mërzisë për eliminimin, nënkampionëve të botës iu shtuan edhe një polemikave padëgjuar më parë.

Sipas mediave kroate,  Modric dhe shokët e tij kanë luajtur katër ndeshje me një fanellë që mbante flamurin e gabuar kombëtar. Shumë të gabuar, nga momenti që bëhet fjalë për një simbol i përdorur vetëm në periudhën 1941-1945 nga regjimi aleat i nazistëve të Ante Pavelic.

Flamujt e gabuar me të cilët kanë luajtur kroatët në Europian

Bëhet fjalë për fushën tradicionale me kuadrate të kuqe dhe të bardhë, që sipas kroatëve përfaqëson popullin e tyre nga shekulli i 15-të.

Por në periudhën e “ustashait” Pavelic, kuadrati i kuq që fillonte sekuencën e kuadrateve u zëvendësua me të bardhin.

Majtas, simboli i përdorur nga Ante Pavelic në vitet '40, në qendër simboli gjatë Jugosllavisë, dhe djathtas ai i tanishëm zyrtar

Asnjë nuk e vuri re ketë gafë deri në eliminimin e kësaj jave, por tani mediat kroate kërkojnë fajtorin. Ndërkohë që federata e futbollit të vendit ballkanik ia ven fajin kompanisë të printimit, Sitiotask Decolor, kompania flet për një gabim fatkeq, dhe që nuk kishte asnjë vullnet me prapavijë politike.

Por janë të shumtë ata që kujtojnë se ky nuk është skandali i parë që i referohet kombëtares kroate.

Adolf Hitler dhe Ante Pavelic

Në Botërorin e vitit 2018, ku u mund në finale nga Franca,  ekipi i trajnerit  Dalic u qortua nga FIFA për disa parulla që kujtonin kohën e Pavelic, gjatë ndeshjes me Nigerinë.

Vite më parë, në 2013, një nga lojtarët më të rëndësishëm të kohës, Josip Simunic, u shkualifikua për 10 turne sepse këndoi një këngë të kohës së lëvizjes Ustasha gjatë ndeshjes kualifikuese me Islandën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli